Me gjasë nuk ka shumë faj pasi i tillë është niveli i kampionatit shqiptar, ku më shumë luhet nga presidentët duke mërzitur trajnerët, sesa nga lojtarët në fushë. Gjithsesi, Edi Reja e ndjeu si detyrim që t’i bënte nja dy ndere (Abisnet) Superligës duke thirrur thuajse ekskluzivisht futbollistë të saj në kombëtare për miqësoren e 9 gushtit ndaj Katarit. Drejt Spanjës do të udhëtojnë 21 shqiptarë të kampionatit, dhe vetëm dy shqiptar që luajnë jashtë tij si Kristal Abazaj dhe Arlis Shala, i pari sulmues dhe i dyti portier. Risi në ekip janë portierët Mario Dajsinani i Laçit dhe Alen Sherri i Egnatias. Në mbrojtje kthehet Marsel Ismajlgeci (Tirana) si dhe vjen Artan Jazxhi i Teutës, ndërsa konfirmohen Albion Marku, Erdenis Gurishta , Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku dhe Eneo Bitri. Nga Partizani është shtuar edhe sulmuesi Tedi Cara.
Sfidanti.al