Ashtu sic ishte parashikuar, gjesti i gjunjëzimit në ekzekutimin e himnit të lojtarëve dhe trajnerëve të NBA(me pak përjashtime), nuk është pritur aspak mirë nga presidenti amerikan Donald Trump. ‘E konsiderova një gjest të turpshëm-tha kreu i Shtëpisë së Bardhë-dhe nuk kam ndërmend ta pranoij. Reagimi im, jam i sigurt edhe si i shumë të tjerëve, ishte fikja e televizorit. Punuam me NBA, e ndihmuam që të riniste sezonin pas pandemisë dhe ja si përgjigjet. Nëse është kështu, interesi im për këtë sport është zero’
Por ky reagim i Trump duket se nuk pati asnjë efekt te ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, përkundrazi ai u shfaq shumë indiferent, që gjithsesi nuk ngurroi të thumbojë kreun e shtetit më të fuqishëm në botë.
‘Nuk besoj se komuniteti i tifozëve të NBA u intereson shumë se Trump nuk i sheh ndeshjet tona-tha James-mendoj se flas në emër të të gjithë atyre që e duan këtë lojë; mund të mos ia ndjejë atij., por NBA do të vijoje edhe pa të’
Nuk është hera e parë që James dhe Trump gjenden në pozicione të kundërta në publik. Në të kaluarën ylli i NBA iu referua atij duke e përkufizuar ‘i ashtuquajturi president’, ndërkohë që në Twitter arriti ta përkufizojë edhe si ‘të shkretë’. Tentativa e Trump për ta konsideruar gjestin e gjunjëzimit gjatë himnit si një ndjenjë antipatriotike dhe një përcmim për flamurin e SHBA, nuk pranohet aspak nga James.
‘Kujtoj fjalët e Colin Kaepernick në lidhje me gjestin e tij dhe e shpjegoi menjëherë se nuk kishte të bënte me flamurin apo rolin e ushtarëve tanë në botë, meshkuj e femra që mbrojnë flamurin e vendit-shtoi James-e shpjegoi që ditën e parë shumë qartë, por ishin të shumtë ata që nuk deshën ta dëgjonin. Unë e bera’
Ndërkaq, James ka nisur një projekt të ri ‘More than a vote’ nëpërmjet të cilit kërkon të spostojë vëmendjen te zgjedhjet e ardhshme politike në SHBA me një objektiv të përcaktuar mirë; largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
Sfidanti.al