Madrilenët do të kenë një detyrë dyfish të vështirë në Champions, sepse në ndeshjen e dytë në Angli nuk do të kenë kapitenin, e po ashtu do të duhet të përmbysin një disfatë 1-2 nga sfida e parë e të tetave të finaleve. Sergio Ramos nuk luan për shkak pezullimi, Marselo nuk dihet nëse do të jetë gati, ndërsa Garet Bejl ka mbetur jashtë ekipit. Trajneri Zidan shqetësohet sidomos për mungesën e Ramosit, që nuk ishte as vjet kur Reali u eleminua nga Ajaksi. “Është sezon i ri dhe ekip tjetër, – tha trajneri, – do të përpiqemi t’ia dalim edhe pa kapitenin. Do të jetë shumë e vështirë sepse kemi humbur ndeshjen e parë, por besimi nuk na mungon”. Ramosi zgjodhi të udhëtonte me ekipin për t’i dhënë zemër nga afër në detyrën e vështirë.
Sfidanti.al