Liga e Europës gjen favoritin, nuk është Junajtidi, por Sevilja!

Nga Anglia të bëjnë të besosh se me dy ekipe në tetë më të mirët në garë, trofeu do të mbetet në ishull. Vjet e fitoi Çelsi, në finalen ndaj Arsenalit, ndërsa këtë herë janë Mançester Junajtidi dhe Uolvesi, dy ekipe vërtet shumë të mirë. Gjithsesi, trajneri i Romës, Fonseka, deklaroi se favorit për të fituar Ligën e Europës është Sevilja, pasi skuadra spanjolle eleminoi italianët duke i mundur 2-0 në ndeshje teke. “Sevilja është favorite për fitoren finale, – tha Fonseka, – niveli i spanjollëve ishte tepër i lartë dhe besoj se ata mund të triumfojnë në fund”. Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, deklaroi shkurt se “ata na gëlltitën”, ndërsa shtypi spanjoll shkroi se Sevilja e bëri Romën të dukej ordinere. Sevilja është skuadra e vetme spanjolle e mbetur në garë, pasi Getafe u eleminua nga Interi, do të ndeshet pikërisht me Uolvesin e nëse kualifikohet përballet ndoshta me Junajtidin. Më i lehtë krahu i Interit.

Sfidanti.al