Premier League kthehet në sistemin e vjetër përsa u përket zëvendësimeve gjatë zhvillimit të ndeshjeve në sezonin 2020/2021. Në fakt në kampionatin anglez, skuadrat do të aplikojnë 3 zëvendësime dhe jo 5 sic u bë në fazën postcoronavirus të futbollit botëror. Më parë klubet e pranuan këtë sistem për të administruar më mirë forcat në fushën e lojës për shkak të programit të ngjeshur të kampionatit në momentin e rikthimit pas ndërprerjes së aktiviteteve për shkak të Covid 19
Edhe pse International Board e lejon përdorimin e përkohshëm të 5 zëvendësimeve edhe për sezonin e ardhshëm, kampionati anglez nuk do ta përshtasë këtë masë, ndërkohë që sezoni i ri pritet të nisë në 12 shtator.
Sfidanti.al