Mike Tyson është gati të kthehet në ring. Ish kampioni i botës i peshave të rënda në boks që u tërhoq nga aktivitetet në 2005 dhe që ka përjetuar moment shumë të vështira foli në programin radiofonik ‘Young Money’ të rapperit Lil Wayne ku theksoi se po kthehet në ring për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
‘Nuk jam ndjerë kurrë kaq në formë në të gjithë jetën time-tha Tyson, tashmë 53 vjecar-në këtë moment peshoj 104 kg dhe po përgatitetm. Po përgatitem të ndihmoj ata që kanë pasur më pak fat se unë, do të bëj këtë ndeshje për bamirësi
Pra, kthimi i ‘Iron Mike’ në ring është gjithnjë e më pranë dhe ish kampioni i botës së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale duke u stërvitur. Ndërkaq edhe rivali I tij historik Evander Holyfield, 57 vjec prej kohësh ka publikuar video të ngjashme dhe duket se të dy ish boksierët po e studiojnë hipotezën e një sfide të re të pabesueshme.
Po cilat ishin motivet që e shtynë Tysonin të rikthehet në ring në mënyrë të bujshme?
‘Do të fitoj këto para për të ndihmuar të pastrehët dhe ata që kanë shumë nevojë-tha Tyson-kam qënë lypës dhe e di se është shumë e vështirë. Nuk janë të shumtë ata që i mbijetojnë kësaj situate’.
Sfidanti.al