Bota e Wrestling trishtohet serish në harkun e pak ditëve, ndahet nga jeta japonezja Hana Kimura. Lajmi u komunikua nga Stardom Wrestling, organizmi ku bënte pjesë sportistja 22 vjecare, e famshme në Japoni për pjesëmarrjen e saj në reality show të Netflix, Terrace House ku 6 të panjohur bashkëjetojnë në një apartament në Tokio dhe që në ditët e fundit kishte denoncuar se ishte bërë viktimë e cyber-bullizmit.
Mësohet se 22 vjecarja kishte rënë në depresion pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në reality show pasi u vu në shënjestrën e sulmeve te hatersve të saj për shkak të debatit me një nga konkurrentët. Mënyra e vdekjes nuk është zbuluar, por hipoteza më e mundshme duket se është vetëvrasja.
Ditën e premte në profilin e saj në Instagram Story ajo publikoi një foto të macokut të saj të shoqëruar vetëm me një fjalë: ‘Sayonara’ që do të thotë ‘Lamtumirë’ në gjuhën japoneze.
Ndërkaq, disa ditë më parë u gjet trupi i pajetë i ish sportistit profesionist të WWE, Shad Gaspard 39 vjec. Ai ishte zhdukur fundjavën e kaluar teksa notonte me djalin e tij 10 vjecar.
Sfidanti.al