E veja e Kobe Bryant, Vanessa, do të marrë trashëgimi prej 200 milionë Dollarësh

Vanessa Bryant, e veja e yllit të NBA, Kobe Bryant që u bë viktimë e një aksidenti tragjik me helikopter në Kaliforni në 26 janar, do të marrë në trashegimi 200 milionë Dollarë që erdhën pas investimit të bërë nga bashkëshorti I saj teksa bleu aksione prej 5 milionë Dollarësh te kompania Body Armor.

‘Humba një mik të dashur, humba një vëlla me Kobe Bryant, ndërsa Body Armor humbi një baba-tha themeluesi i kompanisë Mike Repole që shtoi se gjurmët digitale të Bryant janë në të gjithë markën Body Armor që nuk do të ishte në këtë pozicion po të mos ishte për Koben që besoi te projekti në 2012 dhe 2013

Repole shiti një kuotë aksionesh te Coca Cola në 2018 dhe marrëveshja bëri që vlera e kompanisë të rritet në 2 miliardë Dollarë, ndërsa vlera e kuotës së Bryant, në momentin që transaksioni u mbyll, u rrit në 200 milionë Dollarë, shifër të cilën do ta përfitojë Vanessa Bryant.

Sfidanti.al