Para apo pas coronavirusit, Bayern i Mynihut nuk ka ndryshuar. Skuadra bavareze ka të njëjtën ‘uri’ si gjithmonë dhe vazhdon të dominojë Bundesligën gjermane, madje duke shënuar më shumë gola se zakonisht. Meritën e ka Hansi Flick; me të në pankinë Bayern ka shënuar 55 gola ne 17 ndeshje, me trajnerin aktual që vendos një rekord historic. Asnjë teknik tjetër i Bayernit nuk e ka regjistruar këtë statistikë.
Por ndërsa Bayern vijon ndjekjen e rekordeve të golave të shënuar në një sezon në kampionat, shfaqet një statistikë që jep besim; kur Bayerni ka pasur diferencë prej 4 apo më shumë pikë nga vendi I dytë, 7 javë nga fundi i Bundesligës, e ka fituar gjithnjë titullin kampion. Këtë sezon Bayerni e ka këtë diferencë prej 4 pikësh me Borussia Dortmiund ndaj së cilës të luajë në pasditen e së martës në Signal Iduna Park
Me 5 golat e shënuar ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, Bayerni arriti në 80 gola të shënuar në kampoonat dhe i duhet të shënojë edhe 21 të tjerë për të barazuar rekordin me 101 gola të shënuar në sezonin 1971-72, hera e vetme në historinë e Bundesligës që një klub kalon kuotën e 100 golave. Në këtë aspekt, kur kanë mbetur 7 javë, Bayernit i duhet që mesatarisht duhet të shënojë 3 gola për ndeshje. Por duke parë statistikat me Flick në pankinë me një mesatare prek 3.23 golash të shënuar për ndeshje mund të thuhet se është një rekord që Bayerni mund ta vendosë
Përsa u përket lojtarëve, me ndeshjen e së shtunës, Lewandowski arriti në kuotën e 27 golave në kampionat. Barazimi i rekordit të Gerd Mueller me 40 gola nuk do të jetë e lehtë, por nuk është e pamundur. Me Flick ka rilindur edhe Thomas Mueller. Futbollisti gjerman, që nga sezoni 2015/16 ka pasur rënie në paraqitjet e tij, duke humbur edhe vendin në kombëtaren gjermane si dhe vendin e titullarit te Bayernit. Porn ë 17 ndeshjet e kampionatit me Flick, Mueller ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 13 assist, pra edhe te ai është rikthyer uria, atë të cilën Bayerni nuk e ka humbuir kurrë, as para e as pas Coronavirusit.
Sfidanti.al