E bukur dhe e rrezikshme, Lady Kolasinac ndalohet me pistoletë taser

Bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit, Sead Kolasinac, Bella hyri në telashe. Ajo u ndalua nga policia në aeroportin e Londrës pasi kishte me vete një pistoletë taser të cilën e kishte blere në muajt e kaluar pasi u mësua ngjarja kur bashkëshorti I saj dhe Mesut Ozil u sulmuan nga dy persona me thikë në korrik të 2019.

Bella Kolasinac u kthye në Londër të dielën pas një udhëtimi në Frankfurt dhe u lirua pasi opagoi garancinë, por ajo rrezikon dënimin deri me 6 muaj burg për mbajtje të armëve ilegale.

‘Ishte një keqkuptim. Pistoleta taser ishte ende e paketuar dhe nuk kishte bateri-tha një zëdhënës i familjes për ‘The Sun’-Bella ishte në gjendje që të vërtetonte se dërgoi email te operatorët e fluturimit për t’u siguruar se mund ta merrte atë me vetë. Për fat të keq, ishte në fluturim me telefon të fikur kur mori emailin që i thoshte se arma ishte ilegale. Kompania ajrore i kishte informuar doganierët  se ajo kishte pistoletë përpara uljes së avionit. Nuk e deklaroi sepse nuk e mendonte se kishte bërë gabim. Këto aparate mund të mbahen ligjërisht në cantë në Gjermani nëse zotëruesi e ka lejen për të’.

Sfidanti.al