Marei: Kur ke tre muaj të këqij, do ta humbësh edhe vendin e 1-rë

Tenisti aktual më i mirë në botë, skocezi Endi Marej, nuk e fsheh se ai mund ta humbë, së shpejti, vendin e 1-rë në ranglistën botërore të shoqatës ndërkombëtare të tenisit, ATP. “Nëse doni që të qëndroni në majë, nuk duhet të lejoni që të keni një periudhë të keqe prej tre muajsh, kur luani tenis. Mua kështu më ndodhi në ‘Rolan Garos’ dhe, ndoshta, unë do ta humbasë vendin e 1-rë në listën e ATP-së”, tha Marei që e ruajti vendin e parë në listë, për shkak të formës së keqe të Novak Gjokoviçit dhe pauzës së Rozher Federerit.

Rafael Nadali, tani, mbas titujve që fitoi në Monte Karlo, Barcelonë dhe “Rolan Garos”, i ka të gjithë shanset që, mbas Uimbëlldonit, të kthehet në vendin e parë të listës së ATP-së.

Sfidanti.al