Doni Ronaldon? Paguani 400 milionë euro, thotë Reali për pretendentët!

Një çmim i jashtëzakonshëm, edhe pse i përfolur, është vendosur për kartonin e Kristiano Ronaldos. Reali i Madridit ka bërë me dije se kërkon 400 milionë euro për yllin e tij kryesor që dëshiron të largohet nga Spanja, pas skandalit të taksave. Presidenti Florentino Perez nuk ka folur vetë, ai besohet se do ta bëjë këtë gjë nesër, por burime në klub kanë bërë me dije se Paris SG dhe Mançester Junajtid, si dhe vetë futbollisti, e kanë mësuar qendrimin e kampionëve të Spanjës dhe të Europës.

Kjo shifër ndahet në 200 milionë euro për kartonin dhe 200 milionë euro si kompensim për rrogat që Ronaldo duhej të merrte në 4 vitet e mbetura të kontratës. Kjo, pasi Kristiano quhet fajtor për prishje të njëanshme të marrëveshjes. Për momentin, portugezi ndodhet në Rusi me kombëtaren e tij ku do të luajë Kupën e Konfederatave, dhe Perez ka planifikuar bisedime me të, dhe me agjentin e tij Mendes, pas mbylljes së turneut.

Sfidanti.al