Dani Alvesh do të bashkohet përsëri me Guardiolën, tek Man. Siti!

Në moshën 34-vjeçare fizikisht mbetet i fortë dhe mund të luajë në ligat më të mëdha të Europës. Dani Alvesh do të rikthehet edhe një herë tek njëra prej dashurive të tij, tek Pep Guardiola, për të provuar Premier Ligën angleze. Pas Spanjës dhe Italisë, do të ishte lëvizja e duhur. E duhur edhe për shkak të marrëdhënieve jo të mira me tifozët e Juventusit, pas fjalëve që tha për Paulo Dibalën (“duhet të largohet”).

Braziliani pati një sezon shumë të mirë në Torino duke fituar kampionatin dhe kupën e Italisë dhe duke dalë në finalen e Championsit, ndërsa ka dhe një vit kontratë, veçse interesimi i Guardiolës i pëlqen. Sipas mediave, gjithçka mund të mbyllet me jo më shumë se 6-7 milionë euro, ndërsa për Alveshin pretendent është edhe Çelsi. Ylli i mbrojtjes shpreson të fitojë trofe të tjerë në Angli, për t’ia shtuar koleksionit të tij të 33 trofeve të arritur me klubet dhe 4 trofeve të fituar me Brazilin. Dani Alvesh luajti për Bahian, Seviljen, Barcelonën dhe Juventusin.

Sfidanti.al