Ndërkohë që mezi pritet që të zhvillohet “metçi i shekullit” mes boksierit të famshëm amerikan, Floid Meiuedher, dhe luftëtarit irlandez të arteve marciale, po ashtu të famshëm, Konor Mek Gregor, duket se kjo do të jetë një “përplasje” mes boksit dhe arteve marciale dhe, në një situatë të tillë, ekziston një figurë mjaft e njohur që do të bëjë tifozllëk për luftëtarin irlandez, megjithëse vetë ai, të paktën, nëpër filma, ka parapëlqyer boksin – Silvester Stalone që, një herë e një kohë, ka luajtur rolin e boksierit legjendar, Roki Balboa, një figurë kaq e dashur, saqë qyteti i Filadelfias i ka ngritur atij një statujë që në vitin 1976! Mbrëmë, aktori i famshëm u pyet nga një gazetar i tv TMZ-së se për për kë do të bënte tifozllëk në duelin e ardhshëm Meiuedher – Mek Gregor. “Mua gjithnjë më kanënënvlerësuar”, deklaroi Stalone, duke sqaruar se “ai (Mak Gregori) është si Roki dhe do ta pësojë ai tjetri (Meiudheri)!”.
Sfidanti.al