Murinjo me pseudonim të ri që befason shumë– emër femre!?

Njerëzit që punojnë në qendrën stërvitore të Mançester Junajtidit, i kanë vënë trajnerit portugez një emër të veçantë tjetër, kështu që tani Murinjo, krahas nofkës “Speciali”, ka edhe një tjetër – Dejzi! Përse emër femre? Këtë emër, sikurse shpjegojnë vetë të punësuarit në kompleksin sportiv të Junajtidit, ata ia kanë vënë atij sipas emrit Dejzi të personazhit të filmit “Vozite mis Dejzin”, një komedi i viteve 1990, ku heroina kryesore, Dejzi, kishte shoferin e vet personal dhe nuk bënte asnjë hap pa makinë. Në Mançester, Murinjo po sillet, pak a shumë, njëlloj si Dejzi i filmit të mësipërm. Murinjo ka një shofer personal që e çon atë, kudo që të dëshiroj. Këtë gjë e kanë vënë re me kohë të punësuarit në kompleksin sportiv të Junajtidit, duke i vënë atij emrin Dejzi!

Sfidanti.al