Për Berbatovin në Sofie erdhën Figo, Gigsi, Skolsi, Litmaneni, Trezege…

Dimitar Berbatovi udhëhoqi “Yjet e Mançester Junajtidit”, kurse Luis Figo – “Yjet e botës”, në një ndeshje që u zhvillua, këto ditë, në Sofie dhe që u luajt për nder të Berbatovit, ish-sulmues yll i futbollit bullgar dhe për të cilin në kryeqytetin e Bullgarisë erdhën jo pak yje të futbollit botëror. Stadiumi në Sofie ishte mbushur plot e përplot dhe, në fakt, kishte se për kë! Te Mançester Junajtidi bënin pjesë portieri Xhejms dhe, më pas, me radhë: Geri Nevil, Patris Evra, Hristo Stoiçkov, Robi Kin, Rajan Gigs, Nemanja Vidiç, Fill Nevil dhe Pol Skols. Ne ekipin e kryesuar nga ish-ylli i Realit Luish Figo, në fushë dolën Jens Leman, Ivan Kordoba, Miçell Salgado, Karlos Marçena, Rober Pires, Predrag Mijatoviç, Jari Litmanen, Kristian Karembe, David Trezege, Emanuel Peti, Luis Saha, Selestin Babajaro dhe Simao Sambrosa. Ndeshja shou përfundoi në barazim 3-3.

Sfidanti.al