Vetëm përpara pak ditësh Flavio Briatore hodhi idenë që Fernando Alonso të kalonte te Mercedes ose Ferrari për të vijuar karrierën e tij, një ide që solli reagimin e drejtuesve të skuadrës gjermane . Në fillim ishte Toto Wolff ai që e mohoi një mundësi të tillë për të gjetur edhe mbështetjen e Niki Laudas. ‘Fernando s’mund të vijë te Mercedes, nuk kemi hapësira për të-tha Lauda për të përditshmen Bild-Hamilton dhe Bottas po punojnë mjaft mirë së bashku me finlandezin që ka një rendiment të lartë’.
sfidanti.al