Kjo verë fare mirë mund të quhet stina e Gianluigi Donnarummës. Portieri i Milanit prej kohësh është në qendër të polemikave, por këtë radhë aspketi sportiv nuk ka të bëjë aspak. Në të vërtetë këto ditë, Donnarumma duhet të kryente provimin e maturës, por talenti 18 vjecar nuk u prezantua në bankat e shkollës duke preferuar udhëtimin drejt Ibizës për të shijuar pushimet, dicka që nuk u prit aspak mirë nga stafi akademik.
‘Kjo sjellje tregon mungesë respekti ndaj shkollës, mësuesve dhe nxënësve-tha presidentja e Komisionit të Provimit, Elda Frojo për ANSA -dua të bëj të ditur se përvc Donnarummës janë edhe 57 nxënës të tjerë që japin këtë provim, një pjesë e të cilëve kanë probleme të mëdha familjare. E megjithatë ata erdhën për të përballuar këtë provë’
sfidanti.al