Daniil Medvedev nuk e mbajtën nervat pas eliminimit në turneun e Wimbledonit nga ana e belgut Bemelmand. Në përfundim të ndeshjes, 21 vjeçari rus që shkaktoi befasinë duke eliminuar Wawrinkën në raundin e parë, lëshoi një monedhë në drejtim të gjyqtares portugeze Mariana Alves menjëherë pas përfundimit të sfidës, ndërkohë që nuk i kurseu komentet madje kërkoi edhe largimin e arbitres në setin e pestë. Sigurisht Medvedev kërkoi ndjesë duke theksuar se veprimi i tij ishte i pakuptimtë dhe se ai ishte i nervozuar për shkak të humbjes. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ai e largon rrezikun e ndëshkimit për sjelljen e tij.
sfidanti.al