Gjuri vazhdon ‘t’i bëjë naze’, Nadal tërhiqet nga turneu i Brisbejn

Rafael Nadal ka ende probleme me gjurin e djathtë që iu shfaqën gjatë turneut ATP Tour Finals të zhvilluar në Londër në muajin nëntor. Për këtë arsye tenisti spanjoll vendosi që të mos marrë pjesë në dy eventet e parë të vitit 2018, turneun e Ekzibicionit në Abu Dabi dhe atë të brisbejn në Australi. 31 vjecari nga Majorka e konfirmoi mungesën e tij në Brisbejn nëpërmjet një postimi në Tëitter..

‘Objektivi i im ishte që të luaja në turneun e Brisbejn-theksoi Nadal-por nuk jam ende gati pasi edhe përgatitjet i nisa me vonesë.Do të lë takim me fansat e mi australianë në 4 janar në Melbërne ku do të filloj punën për Australian Open’

Rafael Nadal e mbylli vitin 2017 në krye të renditjes ATP. Gjatë këtyre 12 muajve,tenisti nga Majorka  arriti të fitojë dy turne Grand Slami, Roland Garros dhe US Open.

sfidanti.al