Nga Kina rishfaqet interesi për blerjen e Mario Manxhukic. Tani është hebei Fortune ai që ka menduar të sjellë në vendin nga lindja e Largët, sulmuesin kroat të Jiuventusit. E përditshmja italiane ‘Corriere Dello Sport’ flet për një ofertë të Hebei Fortunë ku parashikohet edhe një konttratë 2 vjecare me 15 milionë Euro në sezon për futbollistin e përfaqësueses kroate. Ideja e Hebeit ishte që ta sillte Manxhukic në kampionatin kinez në prag të fillimit të sezonit të ri që është në 2 mars.
Por problemi në këtë pikë qëndron te vetë futbollisti i cili nuk duket se ka dëshirë të largohet nga kampionati italian kështu që ai refuzoi këtë ofertë të hebei Fortune që nuik ishte skuadra e vetme kineze që ka shfaqur interesin për manxhukic.
Më parë ekipet që menduan për blerjen e kartonit të futbollistit ishin Tianxhin, Beijing Guan dhe Shangai Shenhua, ofertat e të cilëve u refuzuan pa asnjë ngurrim nga ana e futbollistit.
sfidanti.al