Katër vjet nga aksidenti dramatik, gjendja e Shumaker ende një e panjohur

Katër  vjet më parë e gjithë bota po përgatitej për festat e fundvitit kur mësoi një lajm shokues, atë të aksidentit të rëndë të Mikael Shumaker në Alpet Franceze. Gjithckaq ndodhi në Maribel kus 7 herë kampioni i botyës ishte me pushime me familjen e tij dhe pas disa lajmeve për një problem të lehtë të legjendës së Formula 1, u zbulua e vërteta dramatike. Mikael Shumaker në aksidentin e tij rezultoi se kishte marrë plagë të rëndë në kokë madje ra në gjendje kome farmakologjike për disa muaj. Ky ishte një ndër informacionet e pakta që kanë dalë në lidhje me gjendjen e kësaj legjende sportive përvec asaj të transferimit të tij nga një spital francez për në banesën e tij në Zvicër.

Më pas heshtja dhe misteri ka rrethuar Mikael Shumaker. Sigurisht familja e tij preferon të ruajë privatësinë e saj pasi në fund të fundit është ajo që po e përjeton nga afër, por situata e tij ka përfshirë edhe miliona njerëz të tjetër, tifozë të ish pilotit gjerman, miq dhe kolegë të tij të cilët duan të dinë se cfarë po ndodh me atë që ia dedikoi jetën e tij garave të Formula 1.

Katër vjet heshtje janë shumë, informacionet sporadike që kanë dalë gjatë kësaj periudhe janë përgënjeshtruar menjëherë, herë nga bashkëshortja Korinë e herë nga agjentja e tij besnike Sabin Kem. është një heshtje që duket se po merr përmasa të frikshme ddhe duket se do të thotë që po humbasim një kampion unik. Po, po unik,pasi askush nuk mund të harrojë cfarë ka bërë Mikael Shumaker në karrierën e tij teksa ka fituar përvec 7 titujve edhe 91 gara dhe ka regjistruar 68 Pole position. Për më tepër, sipas Forbes ai u bë sportisti i dytë që ka fituar më shumë të ardhura financiare pas Majkëll Xhordan me 840 milionë Euro.

sfidanti.al