Lionel Mesi pushton një tjetër klasifikim, atë të Forbes për personalitetet amerikano latin më të paguar për vitin 2017. Sipas revistës prestigjioze amerikane, sulmuesi i Barcelonës dhe përfaqësueses argjentinasegjatë këtij viti ka përfituar 80 milionë Dollarë, shifër kjo që në fund të sezonit mund të shkojë deri në 130 milionë Dollarë. Por jo vetëm kaq, Mesi është i 14 në listën e 100 personave më të pasur në mbarë botën, edhe kjo e përpiluar nga ‘Forbes’ si dhe kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar.
Pas yllit të Barcelonën në vendin e dytë është komediani Louis CK me 52 milionë USD, një shifër kjo që në 2018 do të reduktohet ndjeshëm duke qenë se së fundmi ai është akuzuar për ngacmime seksuale. Podiumin e amerikanolatinëve më të paguar e plotëson Sofia Vergara me 41.5 milionë Dollraë.
Përvec Mesit, në klasifikimin e Forbes për amerikanolatinët më të paguar janë përfshirë edhe sportistë të tjerë si basketbollisti i NBA, karmelo Entoni, futbollisti brazilian Nejmar apo lojtari i bejzbollit Migel kabrera.
sfidanti.al