Dy javë për të vendosur të ardhmen dhe ajo e Sebastian Vettel mund të jetë ende në Formula 1 në drejtimin e një Aston Martin. Kompania britanike e prodhimit të automjeteve që duke nisur nga 2021 do t’i japë emrin e saj skuadrës së Racing Point ka zgjedhur të bëjë një debutim ëndrrash. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, kjo skuderi ka nisur bisedimet me 4 herë kampionin e botës, bisedime të cilat kanë avancuar shumë dhe gjithcka do të jetë më e qartë brenda 31 korrikut, sepse në kontratën e Sergio Perez ekziston një klauzolë që e lejon atë të largohet, klauzolë që duhet të aplikohet pikërisht brenda kësaj date.
Ndërkaq, konfirmohet te kjo skuadër Lance Stroll që është edhe djali i pronarit të Racing poind, Laërence Stroll. Për Vettel u bë e pamundur kalimi te Mercedes apo Red Bull kështu që Aston martin duket pista më konkrete për ta parë ende atë në Formula 1. Ndërkaq në prag të garës së Hungarisë, Vettel I dribloi pyetjet në lidhje me këto bisedime
‘E ardhmja ime vazhdon të jetë e hapur. Asgjë nuk është vendosur ende. Është edhe 1 vit dhe shumë gjëra mund të ndodhin-tha Vettel-një gjë është e sigurt; do të bëj gjithcka deri në fund të sezonit për të ndihmuar Ferrarin të dalë nga kriza’.
Sfidanti.al