Studimi në Serie A, për protokollin e rihapjes së stadiumeve

Duhen edhe 20 ditë nga fundi i kampionatit, por Serie A do të bëjë tentativën e saj për të rihapur pjesërisht stadiumet për publikun në ndeshjet e fundit. Një studim i Lega Calcio parashikon një hapje të stadiumeve në 25-40% të kapaciteteve të tyre. Sipas asaj që publikohet te Calcio e Finanza, këto të dhëna së bashku me analizën për hyrjen, distancimin social dhe daljet e emergjencës do të përfshihen në një protokoll që do t’i dërgohet Federatës Italiane të Futbollit dhe më pas Komitetit Tekniko-Shkencor

Sipas këtyre përqindjeve, Allianz Stadium do të mund të lejonte hyrjen e 17 mijë personave në maksimum, kapaciteti i San Siros do të shkonte në 34 mijë ndërsa në 30 mijë tifozë do të hynin në Olimpico. Studimi ndjek kërkesat e Bashkisë së Xhenovës që kërkon të hapë dyert e Ferraris pë derbin mes Sampdorias e Genoas që do të luhet në 22 korrik. Por për momentin, normat aktuale parashikojnë lejimin e 1000 personave në maksimum për spektakle në ambiente të hapura

Sfidanti.al