Duket se do të jetë Jenson button ai që do të zëvendësojë Fernando Alonson në cmimin e madh të Monacos në 28 maj në Botëroruin e Formula 1. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga drejtuesit e McLaren në lidhje me këtë cështje, por treguesit flasin se do të ndodhë pikërisht kështu. Mësohet se jenson Button, që u tërhoq nga garat në fund të sezonit të kaluar, ka nënshklruar me McLaren një kontratë sipas së cilës ai pranon të jetë në rolin e pilotit rezervë që në rrethana të caktuara do të zëvendësojë ndonjë nga pilotët e McLaren gjatë garave të Formula 1. Rasti është ky i 28 majit ku Button do të zbresë në pistë në vend të Alonsos që do të jetë i impenjuar në garën e Indianapolis 500.
sfidanti.al