Didier Drogba kthehet në SHBA. 39 vjecari ka nënshkruar një kontratë me skuadrën nga Arizona të Phoenix Rising, që është pjesë e United Soccer league, divizioni i dytë i kampionatit amerikan të futbollit. Ajo që të bën përshtypje në këtë transferim të futbollistit nga Bregu ui Fildiashtë është se Drogba do të jetë edhe aksioner i skuadrës amerikane dhe se do të marrë rolin e drejtuesit të Phoenix pasi të jetë tërhequr nga futbolli i luajtur.
Detajet e tjera në lidhje me këtë kontratë të Drogba nuk bëhen publike për shkak të politikës së klubit dhe të United Soccer League. Drogba e fitoi famën e tij me skuadrën e Chelseat ku luajti për 9 sezone për të shënuar 164 gpola në të gjitha kompeticionet duke fituar Premier Leaguen angleze dhe Ligën e Kampioneve. Më pas ai u transferua te Montreal Impact në Major League Soccer duke shënuar 21 gola në 33 ndeshje të zhvilluara në 2 sezone.
sfidanti.al