Zinedin Zidane, sigurisht, që është i lumtur mbas fitores 2-1 së Realit të tij në Mynih, por ai do të ishte edhe më i lumtur, sikur Bajerni në portë të mos kishte Manuelin Nojerin e jashtëzakonshëm. Në fakt, reziultati i ndeshjes do të ishte më negav për bazarezët, nëse në portë nuk do të ishte Nojeri.
“Nuk është e lehtë që të fitosh. Ne u përpoqëm shumë në pjesën e parë. Me durim dhe duke ia marrë topin gradualisht kundërshtarit, ne, në pjesën e dytë, luajtëm shumë më mirë, për më tepër që kishim edhe një lojtar më tepër”, tha mbas ndeshjes trajneri i Realit, Zinedin Zidane, duke shtuar se penalltia që iu dha Bajernit, nuk ishte, por gjëra të tilla ndodhin, dhe se rezultati mund të kishte shkuar edhe 2-0 për ata.
“Në fund të fundit, ne mund të jemi edhe të zhgënjyer, pasi humbëm shumë raste në pjesën e dytë, por, sidoqoftë, portën kundërshtare e shpëtoi portieri Manuel Nojer që ishte si një mur i vërtetë. Asgjë nuk ka përfunduar, kemi edhe ndeshjen tjetër për të zhvilluar”, tha Zidane.
sfidanti.al