Zhveshja për sukses, kur sporti ndihmon për lirinë!

Nuk është se u skandalizua kush, por pati edhe polemika, kur disa vajza volejbolliste në Itali u zhveshën si mënyrë festimi për suksesin e arritur. Bëhet fjalë për volejbollistet e skuadrës Altair, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në kategorinë e katërt (Seria D). Lojtarët nuk ishin plotësisht të zhveshura, pasi kishin mbuluar gjoksin, ndërsa pjesën më intime të trupit e kishin mbuluar me një top volejbolli.

Ka kaluar gati një shekulle gjysmë kur femrat dilnin në protestë, në numër të vogël dhe të veshura e ngjeshura deri në grykë, për të kërkuar të drejtën e votimit për gratë, ndërsa zhveshjet janë bërë të modës kohët e fundit. Dikush mund të thotë: Po ku është e mira këtu? Natyrisht, nuk ka të mirë në një shoqëri ku femra shihet ende si inferiore apo edhe më keq, si “plaçkë”, apo në një shoqëri kur nderi dhe karakteri i njeriut lidhet kryekëput me aspektin fizik. Në një farë mënyre, edhe sporti po ndihmon për lirinë e mbrame të njeriut.

Sfidanti.al