Bekham një mjeshtër i madh edhe në martesë

Një familje perfekte ajo e Beckham. Pas disa zërave për krizë, David Beckham surprizon dhe lajmëron se ka rinovuar në mënyrë sekrete martesën me Viktorian e tij. Një ceremoni intime me pak persona, që u zhvillua në vilën e tyre.

Ish futbollisti ka treguar për Radio 4, që e mbajtën të fshehtë këtë ngjarje, pas dasmës së tyre në 1999. Vetëm pak persona ishin me ta në momentin e ceremonisë që u zhvillua në shtëpinë e tyre. David ka pranuar që kanë kaluar momente të vështira me Viktorian , por edhe tha se “njihemi më mirë se kushdo tjetër, flasim. Duhet të rrimë bashkë, sepse duhet? Sigurisht që jo. Rrimë bashkë sepse duhemi”,transmeton ATSH

Beckham ka pranuar se ka një familje të bukur dhe fëmijë të mrekullueshëm dhe kur ka periudha të errëta “e përballojmë çdo gjë në familje”.