Mavraj është më i besueshëm në Gjermani! Fajin e ka..koka

Transferimi i Mërgim Mavrajt gjatë merkatos së janarit nga Kolni te Hamburgu, ndodhi vetëm për arsye financiare. 30-vjecari do të përfitojë një pagë shumë më të mirë te klubi verior i Gjermanisë, por me objektiva të ndryshuara. Të Kolni luante për një vend në Kupat e Europës, ndërsa te Hamburgu parësore mbetet mbijetesa. Pikërisht falë eksperiencës që ka në elitën e futbollit gjerman drejtuesit e Hamburgut i besuan futbollistët shqiptar, i cili luajti titullar në dy ndeshjet e para të 2017-ës në Bundesligë, në transfertë me Ëolfsburgun dhe Ingolstadin, por në të dyja rastet skuadra shqiptarit doli e humbur, duke rrëshkitur në vendin e parafundit.

Problemi sipas Mavrajt, nuk është te këmbët por në kokën e futbollistëve të Hamburgut. Humbjet kanë ardhur si rezultat i shpërqendrimit në momente të vecanta të lojës dhe  mungeës së vetebësimit, pasi skuadra ka cilësi. Por cila është zgjidhja sipas futbollistit shqiptar?

“Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë dhe të qëndrojnë të bashkuar, për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Lojtarët e Hamburgut, këmbëngul më tej qendërmbrojtësi kanë provuar se mund të bëjnë shumë më mirë, thjesht duhet të punojnë më shumë dhe me qetësi për të gjetur vazhdimësinë në rezultate.