Barcelona ngushëllohet me koshin, fiton El Klasikon në Europë

Edhe pse luhej në Madrid, katalanasit nuk e patën problem dhe duket se ky është viti i duhur. Me trajnerin Sharunas Jasikevicius, dhe padyshim edhe me presidentin e ri Zhoan Laporta (ashtu si futbolli), skuadra e basketbollit e Barcelonës është bërë e papërmbajtshme në Spanjë dhe në Europë. Prova e fundit ishte fitorja në kryeqytetin spanjoll ndaj Realit në El Klasikon e Euroligës. Rezultati ishte 81-76 pas një dueli të fortë, por ku miqtë kryesuan gjatë gjithë kohës. Ekipi kryeson Euroligën dhe po ashtu La Ligën.

Në përbërje ka yje të rëndësishëm si Nikola Mirotiç, Leo Vesterman, Pjer Oriola, Aleks Abrines, Kori Higins, Viktor Klaver, Sergi Martinez, Nik Kalathes dhe më i fundmi i ardhur nga NBA-ja, Pau Gasol. Oriola shënoi 18 pikë, Mirotiç pati 13 pikë, 5 topa në tabela e 5 asistë, Kuriç e Kalathes nga 11 pikë. Për Realin, Del realizoi 17 pikë dhe Tavares 16. Barça kryeson Euroligën me 21 fitore e 8 humbje, ndërsa në vend të dytë është ngjitur Milano që fitoi në Moskë ndaj CSKA-së. Rusët kanë zbritur në vend të tretë, pastaj vjen Bajerni i Mynihut, Anadolu Efes, Fenerbahçe, ndërsa Reali është në vend të 7-të!

Sfidanti.al