F1, Alfa Romeo, Drejtori i Skuadrës, me Covid, nuk do të jetë në teste

Formula 1 po përgatitet për të rindezur motorët për testet parasezonalë në Bahrein të programuara të nisin këtë të premte deri të dielën në 14 mars. Në pistën e Sakhirit do të zbresin me makinën e re edhe pilotët e Alfa Romeos, Antonio Giovinazzi dhe Kimi Raikkonen, por nuk do të jetë në bokse Drejtori I Skuderisë, Frederic Vasseur i cili rezultoi pozitiv në testet për Covid-19.

Duke ndjekur protokollin e përcaktuar nga autoritetet franceze, Vasseur hyri menjëherë në izolim në banesën e tij. Një test i dytë i kryer 2 ditë pas të parit rezultoi negative.Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka simptomat tipike të coronavirusit.

Gjithsesi për të qenë i kujdesshëm dhe për sigurinë e të gjithëve e për të respektuar rregullat që janë në fuqi këtë moment, Vasseur nuk do të jetë i pranishëm në testet e Bahreinit por do të punojë nga shtëpia, pra nuk do të ketë asnjë zv/drejtor të skuadrës gjatë këtyre testeve.

Sfidanti.al