Gjashtë pikë avantazh nga vendi i dytë, 7 fitore radhazi; Interi po vrapon drejt titullit dhe pas një pjese të parë të sezonit zhgënjyes të shoqëruar me eliminimin fillimisht nga Liga e Kampiooneve dhe më pas nga Kupa e Italisë, tani duket një makinë perfekte. Meritën e kanë golat e Lukakut,kompaktësia si skuadër dhe një mbrojtje solide, por edhe një dekalog i imponuar nga Antonio Conte futbollistëve të tij. Janë 10 rregulla që duhen ndjekur për të shkuar te triumfi
Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, ishte pikërisht fushata e shëmtuar evropiane që solli disa ndryshime në Pinettina. Metodë e re dhe disiplinë për t’u respektar të imponuara nga Conte për të rikthyer Interin te titulli. Ky është dekalogu:
- Fitohet me fakte dhe në grup, jo proklamime
- Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve
- Ndaj Covid, duhet treguar kujdes edhe në familje
- Jo strese jashtë fushe, që nga seksi deri te fëmijët
- Flihet në shtëpi, por besimi nuk lihet pas dore
- E ndaluar të heqësh dorë. Kush humbet topin ka 5 sekonda për ta rimarrë
- Ushqim i personalizuar dhe matja e peshës
- Asnjë llogari për kalendarin apo për kartonat
- Të studiohet kundërshtari nëpërmjet videove
- E ndaluar të merren kartona të kuq; gjobë për atë që vë skuadrën në vështirësi
Një konfirmim i ndryshimeve të kërkuara nga stafi i Antonio Contes ishin edhe fjalët e Lukakut që foli për një dietë të re që ndikoi edhe në rendimentin e shkëlqyer të kohëve të fundit. Pra, 10 rregulla perfekte duke parë rezultatet në fushën e lojës.
Sfidanti.al