Largimi nga pankina e Gjermanisë, Loew zbulon motivet

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Loew do të largohet nga detyra e tij pas Kampionatit evropian të Futbollit, këtë të enjte tregoi motivet e vendimit të tij për të zgjidhur kontratën me Federatën Gjermane të Futbollit dhe tha se nuk e shihte veten në këtë detyrë në 2024 dhe se pasuesi i tij duhet të ketë më shumë kohë për të punuar me skuadrën dhe në 2024 Evropiani do të luhet në Gjermani

‘Është momenti i duhur. Skuadra ka nevojë për hapësirë e kohë për t’u përmirësuar-tha trajneri 61 vjecar që është në pankinën e ‘Die Mannschaft’ që nga viti 2006-15 vjet si trajner Iikombëtares janë shumë, sidomos në një kohë kur në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Jam mirënjohës për besimin dhe mbështetjen që më është dhënë që nga 2006 nga Federata Gjermane e Futbollit dhe personave që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim’

Joachim Loew, ndër të tjerat në fjalën e tij përmendi edhe humbjen e thellë me Spanjën duke e përkufizuar si momentin kur reflektoi për të ardhmen

‘Në situata të vështira gjithnjë kemi qenë aty për njëri-tjetrin-shtoi Loew-jam krenar për sukseset që kemi arritur por edhe për humbjet që më kanë lejuar të mësoj gjëra të reja-nisa te reflektoj pas humbjes së thellë 6-0 ndaj Spanjës në Nations League dhe vendosa të bëj bilancin në mars dhe arrita në përfundimin se pas verës  dhe Evropianit është momenti që të dorëzoj stafetën një trajneri tjetër’.

Sfidanti.al