I pari ishet Laprovitola dhe i dyti Mirotiç, dhe këta thyen “mbretërorët” brenda në Madrid, në ndeshjen e kampionatit spanjoll të basketbollit. Barcelona triumfoi 85-75, pra me meritë, duke lënë pas periudhën e parë të dobët, fituar nga vendasit 24-18. Edhe pse Reali erdhi në ndeshje me moral më të lartë, ndërsa katalanasit me probleme, u kuptua edhe një herë se një derbi nuk do t’ia dijë për këto gjëra. Laprovitola dirigjoi manovrën “blaugrana” edhe pse shënoi vetëm 9 pikë, por pati 5 topa në tabela dhe 6 asiste. Mirotiç nuk ishte në nivelin e zakonshëm pas Kovidit, duke shënuar 13 pikë, por edhe tripikëshin vendimtar në fund. Sanli e Kuriç realizuan nga 17 pikë për Barçën, Tavares pati 12 e Jul 11 për Realin. Madrilenët kryesojnë renditjen me 16 fitore e 2 humbje, ndaj 12 fitoreve e 3 humbjeve të katalanasve, që kanë luajtur tri ndeshje më pak, por kanë një humbje më shumë.
Sfidanti.al