Barcelona fiton në La Liga, por mediat e “masakrojnë”: E tmerrshme!

Iu kërkua falje Frenki De Jongut për kritikat e shumta që ka pasur për të këtë sezon. Holandezi, të paktën, u tregua i dobishëm duke shënuar golin e fitores për Barcelonën në fushën e Alaveshit e duke shpëtuar ekipin në një mbrëmje shumë të vështirë. Ishte minuta e 87-të kur realizoi ish-mesfushori i Ajaksit, që cilësohet si lojtar që duhet larguar, ndërsa e përditshmja “Sport” pati një analizë nga Juis Maskaro (Lluis Mascaro), të titulluar “Barça më e mirë dhe më e keqe”. Më e mira ishte skuadra e femrave që ka fituar gjithçka këtë sezon në Spanjë dhe në Europë, dhe më e keqja ishte Barça e trajnerit Ksavi. Edhe pse analiza vlerëson Ksavin që po bën një punë titanike, thekson se skuadra nuk ka nivelin për t’iu përgjigjur kërkesave. “Barcelona mori 3 pikë në një ndeshje tjetër të tmerrshme, nëse vazhdohet kështu shumë pak ndeshje mund të fitohen”, – shkruan autori.

Sfidanti.al