Benzema tremb Realin, epo kur luan 2 300 minuta edhe dëmtohesh!

Është një nga lojtarët me më shumë aktivizim në skuadër. Karim Benzema tronditi jo pak ambientin tek Reali me dëmtimin që pësoi ndaj Elçes, duke u zëvendësuar nga Joviç, ndërsa Karlo Ançeloti ka bashkuar pëllëmbët dhe i ka ngritur drejt qiellit duke pritur të martën për analizat mjekësore. U duk se sulmuesi 33-vjeçar francez kishte një dëmtim muskulor, ndonëse shpresohet të mos jetë i rëndë. Lojtari që ka qenë në fushë për 2 301 minuta këtë sezon, i gjashti më shumë i aktivizuar, ka qenë më i miri për golat dhe asistet, dhe ka ndihmuar Realin në kryesimin e La Ligës, në kualifikimin në Champions dhe në fitoren në Superkupën e Spanjës.

Sfidanti.al