Barça e fitoi “El Klasikon”, veçse në basketboll, dhe synon titullin!

Ka shumë vjet që nuk e fiton kampionatin në Spanjë dhe shpreson që të jetë ky viti i duhur. Barcelona e koshit nuk është si ajo e basketbollit që ka dominuar La Ligën, ndaj edhe është tepër e etur për të ndryshuar realitetin, diçka që e bëri të paktën për një ndeshje. Fitoi “El Klasikon” ndaj Realit luajtur në “Palau Blaugrana”, pra në “Kamp Noun” e basketbollit. Më shumë sesa nga fitorja, tifozët u kënaqën nga mënyra sesi u arrit, me diferencë 20-pikëshe, 83-63. Lojtari-kyç, siç edhe pritej, ishte i rikthyeri nga NBA, Nikola Mirotiç, që shënoi 20 pikë.

Malazezi me pasaportë spanjolle ishte më i miri në fushë dhe mbrojtja madrilene nuk ia doli ta ndalonte. Barça e trajnerit Svetislav Peshiç shfrytëzoi edhe yje të tjerë si Delanei, Kuriç, Dejvis, Higins apo Hanga. Nga Reali i trajnerit Lasa, vetëm Randolf u përpoq ndërsa Kampaso nuk ishte në ditën e tij të zakonshme. Rudi Fernandez, Tavarez apo Tompkins nuk mundën të justifikonin emrin e tyre këtë mbrëmje. Tashmë, Reali e Barça kanë nga 12 fitore e 3 humbje, po aq sa Saragoza, dhe duket se do të jetë luftë e fortë për titullin kampion.

Sfidanti.al