Në 9 janar të 2020 në Fortaleza do të riluhet finalja e Botërorit të vitit 1994 mes Brazilit dhe Italisë. Në fushën e lojës do të jenë shumë protagonistë të asaj pasdite të nxehtë të Pasadenës dhe që rezultoi fatale për Të Kaltrit që e humbën atë finale në mënyrë dramatike nga seria e gjuajtjeve të 11 metërshave.
Mungesa e madhe në këtë event do të jetë Roberto Baxhio që gaboi rëndë në penalltinë e tij, por do të jetë Arrigo Saki në pankinë. Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur se të pranishëm do të jenë edhe Zola, Albertini, Barezi, Apoloni, Benarrivo, Berti, KostaKurta, Kasiraghi, Evani, Musi, Masaro e Tasoti.
Ata që do të plotësojnë skuadrën e Italisë janë të tjerë kampionë bote si Bralia, Vierkovud, Skilaci, Eranio, Rosi dhe ish trajneri I kombëtares shqiptare, Kristian Panuci
Në këtë mënyrë Italia do të kërkojë të marrë revanshin ndaj Brazilit edhe pse me 26 vjet vonesë me Seleçaon që do të ketë në radhët e saj Tafarel, Zhilmar, Kafu, Zhorzhinjo, Marsio Santos, Aldair, Rikardo Rosha, Ronaldao, Branco, Mauro Silva, Dunga, Mazinjo, Bebeto, Zinjo, Paulo Serzho e Viola.
Sfidanti.al