Jemi në epokën e VAR-it, ndaj edhe polemikat nuk mund të mungonin. Liverpuli fitoi minimalisht ndaj Uolvesit dhe u shpëput edhe më shumë në krye të renditjes së Premier Ligës, por skuadra mike protestoi mjaft. Pranë fundit të pjesës së parë, sulmuesi Sadio Mané shënoi golin e avantazhit për vendasit, dhe gjyqtari fillimisht e anuloi për prekje të topit me dorë. Më pas, arbitri u këshillua me teknologjinë dhe vendosi ta quante golin të rregullt.
Pak çaste më vonë skuadra mike barazoi me anë të Pedro Netos, por pati protesta të Liverpulit dhe gjithashtu u përdor teknologjia VAR. Në këtë rast, goli i Uolvesit u anulua për pozicion jashtë loje, duke sjellë shumë protesta dhe pakënaqësi. Në pjesën e parë, skuadra e trajnerit Jurgen Klop ishte më e mira në fushë dhe e meritoi suksesin, por pas pushimit gjithçka ndryshoi. Uolvesi, një nga ekipet më të mirë të Anglisë këtë sezon, reagoi dhe krijoi raste të shumtë, sidomos pranë fundit të ndeshjes. Për fat të keq, barazimi nuk u arrit dhe miqtë nuk e morën barazimin që do ta kishin merituar.
Me këtë fitore, Liverpuli thelloi epërsinë në krye të renditjes, duke qenë tani 13 pikë larg Leisterit të vendit të dytë. Të kuqtë kanë 55 pikë ndaj 42 pikëve të Leisterit, ndërsa Mançester Siti është i treti me 41 pikë, pas fitores 2-0 ndaj Shefild Junajtidit.
Sfidanti.al