Automobilizmi nuk ka qenë për ne, por kjo mund të ndryshojë. Yjet e së ardhmes nuk e fillojnë karrierën në Formula 1, veçse në garat Kart, dhe një shqiptar ka vendosur të provojë fatin. Ai quhet Andri Gjoka, është 16 vjeç dhe ka nisur konkurrimin në kampionatin e makinave elektrike në Gjermani. Kampionati gjerman është i pari në botë i këtij lloji, pra kuptohet sesa e vështirë është sfida për Gjokën. Ai ka një makinë Kart “Project E20”, që arrin një shpejtësi nga zero në 100 km/orë në 3,5 sekonda dhe shkon deri në 135 km/orë.
Andri e ka nisur karrierën në Shqipëri pjesë në Kampionatet Go-Kart të organizuara nga Auto Club Albania. Ai u shpall kampion në Kategorinë U-16 vitin e kaluar. Fillimisht, ai mori pjesë në garën e parë të zhvilluar në Vakersdorf në Gjermani, ndërsa ndodhet në vendin e 12-të në renditjen e përgjithshme me 10 pikë. Renditja kryesohet nga finlandezi, Jalava. Gara e radhës është në datat 9-11 korrik në Mylzen po të Gjermanisë dhe Gjoka shpreson ta përmirësojë rezultatin e tij, në konkurrim me pilotë bashkëmoshatarë, por që kanë pasur mundësi për të fituar më shumë përvojë sesa ai. Në program, më pas janë edhe dy gara të tjera, në Genk të Belgjikës në fund të muajit gusht dhe sërish në Mylzen të Gjermanisë në datat 10-12 shtator.
Sfidanti.al