Sot dita e Ramosit, por PSG ka në “radarë” Pogbanë, Keanin, Teo Hernandezin!

Sipas logjikës normale, nënkampionët e Francës do të kenë më shumë para këtë verë sepse Kilian Mbape do të largohet. Për këtë arsye, Paris SG është hedhur në sulm për shumë emra. Pasi mori Vajnaldumin, Donarumën, është thuajse i mbaruar Hakimi, sot është dita e Sergio Ramosit. Ish-kapiteni i Realit do të prezantohet të mërkurën, por sot mbërrin në kryeqytet. Nuk flitet për kontratën dhe për rrogën, por besohet se gjithçka është dakordësuar.

Ndërkaq, lajmet janë që PSG interesohet për Pol Pogbanë e Mançester Junajtidit, i cili ka edhe një vit kontratë në “Old Traford”. Po ashtu, dëshiron të marrë përfundimisht Moizes Keanin nga Evertoni, ndërsa italiani luajti si i huazuar këtë vit në Ligën e Parë franceze. Së fundi, pëlqen mbrojtësin e krahut të Milanit, Teo Hernandez.

Sfidanti.al