VAR-i gaboi sërish me dashje në Portugali-Francë

Nuk mjaftuan vendime flagrante në ndeshje të kaluara, si kundër Italisë, Anglisë e Spanjës, por kjo gjë u përsërit edhe ndaj kampionëve të botës. Jo vetëm gjyqtari, që edhe mund të gabojë, por edhe teknologjia nuk ishte aspak në krye të detyrës në nisje të kohës shtesë në Portugali-Francë. Kingsli Koman hyri me forcë në zonën e rreptësisë portugeze nga e majta, ndërsa Bruno Fernandes u përpoq të ndalonte. Francezi u rrëzua dhe mbajti me dorë këmbën e djathtë duke treguar se kishte dhimbje, por arbitri nuk dha gjë. Ai kërkoi mendimin e VAR-it duke e dëgjuar në kufje, por nuk shkoi tek monitori për ta parë aksionin me përsëritje. Për ne që e ndoqëm nga televizori, kontakti ishte që kur Fernandes e shtyu me duar dhe pastaj e goditi në këmbë, por penalltia nuk u dha. U duk sikur nuk deshën që ta jepnin, ndoshta duke menduar se mund t’i prishnin punë Portugalisë, sepse një gol i vonshëm i Hungarisë ndaj Gjermanisë, mund t’i eleminonte kampionët e Europës.

Sfidanti.al