Krerët e futbollit spanjoll janë në një mendje, ndonëse deri afër fundit të vitit mund të ketë ndryshime. Shefi i La Ligës, Havier Tebas, ka deklaruar se deri në nëntor tifozët do të kthehen normalisht në stadiume, të cilët do të jenë plot në të gjithë kapacitetin e tyre. Ky është parashikimi dhe padyshim që vjen edhe nga presioni i klubeve që janë dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit. Jo vetëm Barcelona e Reali, por sidomos klubet më të vegjël po luftojnë për mbijetesën e tyre. Gjithsesi, nëntor do të thotë edhe ftohje e kohës dhe rënia e temperaturave mund të sjellë rritje të infektimeve me Kovid 19. Vaksinimi natyrisht do të ndihmojë, por po shikojmë që në Izrael ka edhe rritje të shifrave, pavarësisht se është një nga vendet me vaksinimin më të lartë në botë.
Sfidanti.al