Tifozët që ngatërruan Bukureshtin për Budapestin kanë një tjetër shanse

Ishin gjashtë francezë që u treguan “dele” të vërteta dhe mbërritën në kryeqytetin e Rumanisë në vend që të shkonin në atë të Hungarisë. Ata deshën të ndiqnin Francën ndaj Hungarisë, por nuk e kuptuan dhe përfunduan në Bukuresht ku luhej sfida tjetër e Europianit, Ukrainë-Austri. Ata do të kenë mundësi ta shohin Francën një herë tjetër dhe konkretisht në të tetat e finaleve, pasi në varësi të rezultateve mund të luajë në Bukuresht. Gjashtë francëzët zbritën nga aeroplani dhe pastaj morën autobusin, e aty kuptuan gabimin. Ata ishin mes tifozëve ukrainas dhe u pyetën nga një gazetar rumun “mos keni ardhur gjë nga Kievi?”. “Duhet të mësojmë më shumë për gjeografinë e Europës, – pranuan tifozët, – po ashtu të kuptojmë tabelat, pra na duhet të dimë disa fjalë apo shprehje nga gjuhët e tjera”.

Sfidanti.al