Uemblit ç‘i panë sytë! Kombëtaren e zuri…bari !

Uemblit ç‘i panë sytë ! Stadiumi mitik i anglezëve ka humbur magjinë e përjetshme tamam në ndeshjen me Shqipërinë. Kurrë nuk ishte parë dhe nuk ishte dëgjuar më parë që tempulli i futbollit botëror të braktisej nga tifozët ende pa mbaruar ndeshja.  Ne Angli shkruajnë se ndeshja midis “gjigandit dhe liluputit” , pra Anglisë dhe Shqipërisë, ishte një provë e fortë durimi dhe një provokim i hapur se deri ku mbajnë nervat e mërzisë…

Por, minuta e 17-të paska qënë “apokalipsi i statistikave” , kur shifrat nuk kishin pikën e mëshirës : 91 %  e zotëronin topin anglezët dhe vetëm 9 % për miqtë. Në Angli, ku shpesh  flitet  për shqiptarët që kanë ndërtuar shtëpi bari, atë mbrëmje  në Uembli na ndodhi që na zuri..bari! . Madje  krejt mesfushën tonë. Nuk i pamë në fushë , thuasje u shdukën nga sytë, “truri i ekipit”  Bajrami, Asllani , Ramadani e Asani dhe shyqyr zotit që i pamë që ishin gjallë kur u shfaqën  me premtime  nëpër intervista…

Dhe çfarë thonin? Dukej sikur më keq flisnin se sa  luajtën?!. Premtuan se në Tiranë, në “Uemblin tonë”, do ta pësoj Andorra siç e pësuam ne në Londër. Do ta mbajmë topin vetëm ne   të mëdhenjtë, pra Kombëtarja dhe jo ata të vegjëlit,Andorra. Do t’i mëshirojmë me gola, siç na bamirësoi Anglia e Kejnit, që të mbetet gjallë përralla kuqezi se ne me të vegjëlit nuk na ecën mbarë  lojë, veç na ecën mbarë vetëm  kur shesim bileta të shtrenjta…

Sfidanti. al