Peticioni për largimin e Mbappe nga Reali bëhet çështje botërore

Bëhet gjithmonë e më e nxehtë toka rreth sulmuesit francez të Real Madrid, Kylian Mbappe. Sjellja e tij e ditëve të fundit ka shkaktuar pakënaqësi të thellë në skuadër dhe në radhët e tifozëve, të cilët kanë reaguar me mënyrën e tyre.

Tifozët madrilenë kanë lançuar një peticion, të inatosur pas lajmit të pushimeve në Sardenjë nga sulmuesi. Objektivi i tyre ishte që peticioni të arrinte në 200 mijë firma, por tashmë i ka kaluar 17 milionë firma. Në peticion shkruhet: “Tifozë të Real Madrid, ngriheni zërin. Nëse besoni se është i nevojshëm një ndryshim, mos qëndroni në heshtje. Firmoseni këtë peticion dhe mbroni atë që mendoni se është e mirë për të ardhmen e klubit”. Klima te Real Madrid është shumë e ndezur ditët e fundit. Pas shpullës së Rydiger ndaj Carreras, ka pasur një zënkë edhe mes Valverde dhe Tchouameni.

sfidanti.al