E Mbani mend ndeshjen e datës 24 dhjetor të vitit të kaluar kur portieri i Bylisit, Jérémy Vachoux u largua nga fusha e lojës në ndeshjen ndaj Vorës në shenjë proteste për gjellën që ishte gatuar pas perdeve?
Askush nuk dëgjoi më për të e askush nuk u përpoq të zbulonte arsyen se përse në mes të ndeshjes një lojtar largohet me kokën poshtë, pa thënë asnjë fjalë me valixhet të paketuara drejt Rinasit, duke e mbuluar me mister atë veprim. Vora e mbylli në epërsi 2-0 pjesën e parë kundër Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfidë e cila vlente për raundin e 18-të në Superligës. Të dy golat erdhën nga pakujdesitë e lojtarëve ballshiotë, dhe ishte pikërisht Jérémy Vachoux që me sajësën e dëmtimit preferoi të mos vazhdonte të bëhej pjesë e estradës.
Imagjinoni pak nëse Bylis do të kishte dalë minimalisht me një pikë nga ajo ndeshje. Sot Bylis do ta kishte siguruar matematikisht mbijetesën por si për ironi, është vetëm dy pikë larg Vorës dhe Teutës që mbajnë vendin e 8 dhe të 9. Një barazim në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt që si për ironi do të luhet pikërisht ndaj Vorës, e mban në lojë skuadrën ballshiote, por pyetja është: Nëse Bylis humbet dhe rrëzohet nga Kategoria Superiore, si mund t’u dalin përpara tifozëve të tyre lojtarët e klubit nga Mallakastra?
Pirro Bardhyli

