Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij pas kualifikimit në finalen e UEFA Champions League, duke eliminuar Bayern-in. Në prononcimin për Movistar+, tekniku spanjoll pranoi se ndeshja në Gjermani ishte tepër e vështirë, por theksoi se PSG tregoi karakter dhe disiplinë të jashtëzakonshme në fazën mbrojtëse. “Nuk jemi mësuar të mbrohemi shumë, por ndaj Bayern-it u mbrojtëm si engjëj”, deklaroi Luis Enrique.
sfidanti.al

